Grumbullimi i qytetarëve që pritet të protestojnë sot kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, është shoqëruar me tensione.
Mbështetësit e thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili thirri këtë protestë, kanë hedhur ofendime dhe fyerje në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha. Situata u tensionua kur mësuan se kreu demokrat ndodhet brenda ambienteve të selisë.
“Dil jashtë, o kur*ë, o pe*era*t!”, kanë qenë këto disa nga thirrjet që janë dëgjuar në oborrin e selisë blu.