Policia e Tiranës ka arrestuar një 57-vjeçar të identifikuar si Arben Hysko. Mësohet se ky shtetas është njerku i të miturës, ndërsa ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme 16-vjeçare vajzën e bashkëshortes së tij.
NJOFTIMI
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.