Në këto ditë të fundit të këtij viti, në Gjermani është regjistruar një tragjedi. Konkretisht në Hamburg, një 44-vjeccar me origjinë nga Shqipëria, ka vrarë dy djemtë e tij të mitur të moshave 11 dhe 13 vjeç, ka plagosur bashkëshorten dhe më pas ka qëlluar veten. 44-vjeccar është identifikuar si Flamur.R dhe është shqiptar nga Kosova, konkretisht nga Gjakova. Sipas focus.de, të miturit u gjetën të vdekur në shtëpinë ë tyre në Glinde. I vdekur ka mbetur edhe autori i krimit, Flamur.R, teksa gruaja 38-vjeçare ka shpëtuar dhe është dërguar në spital me plagë të rënda.