Lejuan mbjelljen e parcelave me drogë| Arrestohen policët në Mallakastër

Lejuan mbjelljen e parcelave me drogë| Arrestohen…

Të paktën 6 zyrtarë të Policisë së Mallakastrës janë arrestuar nga SHÇBA pasditen e kësaj të mërkure. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar mbjelljen e disa parcelave me kanabis në fshatin e Poccemit. Në pranga ka rënë, shefi i seksionit të krimeve në Mallakastër, Komisar E. M. Nën Komisari i Policisë së Mallakastrës E. V., dhe disa inspektorë.

Sipas burimeve, zyrtarët bashkëpunonim me trafikantët e drogës, duke u mundësuar atyre teritor të sigurtë nga kontrollet. Në bazë të marrëveshjeve të fshehta, ata përfitonin shuma të konsiderueshme parash në mënyrë ilegale. Hetimi ka nxjerr zbuluar gjithë skemën e përdorur duke vënë përpara drejtësisë zyrtarët e përfshirë.

Njoftimi i SHÇBA

Fier – Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier në bazë të urdhrit të ekzekutimit dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë Fier, ka ekzekutuar vendimin penal datë 28.12.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal për disa punonjës policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër, si më poshtë:

– Komisar E.K., me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– N/Komisar E.V., me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– Inspektor E.B., me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe të Përgjimit në DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– Inspektor E.L., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– Inspektor O.K., me detyrën e Laborantit Kriminalistik pranë DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për punonjësit e mëposhtëm të policisë:

– Komisar G.P., në detyrën e ish-Shefit të Komisariatit të Policisë Mallakastër

– Inspektor Y. K., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër

– Inspektor I.B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër

Masat e sigurisë për këtë procedim penal janë nxjerrë në vijim të procedimit penal për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ku pas hetimeve të kryera, në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës, u evidentuan disa parcela të kultivuara me bimë narkotike, ngjarje për të cilën më herët janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit