Sarandë| 38-vjeçari i fut thikën të miturin pas një konflikti

Sarandë| 38-vjeçari i fut thikën të miturin…

Saranda është tronditur nga një ngjarje e rëndë ditën e sotme. Si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi me iniciale E.B., 38 vjeç, ka plagosur me thikë një të mitur, shtetasin me iniciale S.K 17 vjeç.

Efektivët e policisë kanë mundësuar arrestimin e 38-vjeçarit. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit