Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi. Sipas mediave në vendin fqinj, ngjarja ka ndodhur në Imathi në rrugën mes Meliki–Vergina ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar me origjinë nga Korça. Veç viktimës, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, konkretisht shokët e tij të cilët ishin në makinë. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë dalja nga rruga e mjetit, duke bërë që makina të përfundonte në një fushë.