Një 28-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e kësaj të hënë teksa udhëtonte me biçikletë. I riu është përplasur nga një automjet pranë “Pallatit të Brigadave”. Sipas njoftimit të policisë, shoferi me iniciale K.B ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur shtetasin 28-vjeçar me iniciale S. D.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.01.2022, rreth orës 20:00, te “Pallati i Brigadave”, mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin S. D., 28 vjeç.
Si pasojë e aksidentit shtetasi S. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të aksidentit.