Ndryshojnë faturat e taksave të makinës, DPSHTRR: Shtohet siguria

Ndryshojnë faturat e taksave të makinës, DPSHTRR:…

Nëse keni për të paguar taksat e makinës, mos u habisni nëse ju japin një faturë ndryshe nga ajo që keni pasur një vit më parë. DPSHTRR ka hedhur në “treg” një faturë të re për shoferët, e cila përmban  më shumë elemente sigurie. Nëpërmjet këtij riformulimi kjo faturë ka informacion të plotë si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë dhe taksa e luksit etj.

“Riformatojmë faturën e taksave të mjetit rrugor për të mirëorientuar taksapaguesin, kontrollin rrugor (brenda e jashtë vendit), shoqëruar me informacion të plotë mbi si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë (TVMP) apo taksa e luksit (TVML), çdo udhëzim mbi çregjistrimin provizor, riaktivizimin e mjetit për qarkullim, afatet e taksave dhe kontrollit teknik të mjetit, çregjistrimi i përhershëm, përjashtimi nga taksat, etj.

Për një drejtues mjeti sa më të ndërgjegjësuar mbi detyrimet dhe të drejtat, të mbrojtur në çdo rast verifikimi, të ndihmuar për paqartësitë dhe të qartë me legjislacionin! Faturës i shtohen edhe elemente sigurie dhe leximi mes kodeve!”, njofton DPSHTRR.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit