Turqia ndryshon emër, ja si do të emërtohet

Turqia ndryshon emër, ja si do të…

Autoritetet në Turqi kanë vendosur që të riemërtojnë imazhin e vendit të tyre.

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ka bërë me dije disa ndryshime ku një prej tyre ishte dhe emri nga “Turkey”në Turkiye”.  Fjala Turkiye prezanton kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në kumtesën e një televizioni turk.

Televizioni ka sjellë si shembull Holandën, që ndryshoi emrin apo dhe rastin e Maqedonisë, që së fundmi u quajt Maqedonia e Veriut.

Sakaq, për disa media të tjera ndryshimi i emrit, për të cilin presidenti Erdogan tha se do të përdoret në të gjitha komunikimet zyrtare dhe do të miratohet në faqet e internetit të qeverisë, është bërë për t’u larguar nga zogu i cili zbukuron tryezat amerikane të Falënderimeve.

Thuhet po ashtu se ky ndryshim i emrit është lëvizja e vetme e Erdoganit që nuk do të përshpejtojë rënien e kursit të këmbimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit