Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zallë të Krujës. Në këtë vend është dëgjuar një shpërthim tritoli. Mësohet se nga shpërthimi është dëmtuar automjeti i shtetasit me iniciale L. T.
Në njoftimin e saj, policia thotë se automjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij dhe si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesërisht.
Njoftimi i policisë:
Krujë/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.