Veliaj shantazhoi zgjedhjet në FSHF duke përdorur fjalor rruge, gazetari i Ramës: Nuk është skandal

Veliaj shantazhoi zgjedhjet në FSHF duke përdorur…

Gjatë ditës së sotme, FSHF publikoi audiopërgjimin me të cilën tregon se vërtetohet presioni që bën kryebashkiaku Erion Veliaj  për të ndaluar rikandidimin e Dukës. Pas nxjerrjes së audios, ka reaguar gazetari i Edi Ramës, Mero Baze. Sipas Bazes, skandali real nuk është gjuha e ulët e Veliajt, por tentativat e Dukës për të fituar zgjedhjet sipas tij me vota të vjedhura për të gjashtën herë.

Mero Baze në Facebook

Skandali real me Federatën e Futbollit është fakti që Armando Duka po tenton të zgjidhet për herë të gjashtë me vota të vjedhura. Kundrëvënia ndaj këtij akti sado e pataktë të jetë është shumë më e moralshme se sa vendosmëria e Federatës për të mos bërë zgjedhje të lira. Se siç kanë thënë këta të “Foltores” kur preken votat, revolucioni bën punë. Apo kanë ndryshuar?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit