Lajme të mira për shqiptarët vijnë nga Gjermania, ku miratimi i patentave për emigrantët shqiptarë dhe kosovarë është në “fazën e fundit”.
Kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Federal, më 11 shkurt.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur Besnik Kelmendi, politikani shqiptar në Gjermani.
Besnik Kelmendi tha:
Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t’jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të zhvendosën në Gjermani.