Greqi| Rruga plot dëborë, burrat tërheqin zvarrë të vdekurin bashkë me arkivol

Greqi| Rruga plot dëborë, burrat tërheqin zvarrë…

Ngjarje horror mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur së fundmi në Greqi. Tre persona (meshkuj)  tërhoqën zvarrë një arkivol në dëborë me ndihmën e një batanije. Kjo u pa si zgjidhja më momentale, pasi moti i ftohtë dhe dëbora kishin krijuar izolim në rrugë.

Videoja është postuar menjëherë në rrjete sociale, ndërsa të shumta ishin komentet negative mbi rastin. Përpjekjet e burrave mund të konsiderohen mbinjerëzore, pasi si pasojë e motit disa gradë nën zero dhe ngricave, rrugën e bëjnë ec e rrëzohu.

Qytetari që ka filmuar situatën shkruan për JOQ:

Kisha nxjerrë qenin për shëtitje në zonën e varrezave të Zografou dhe papritmas shoh një arkivol përballë rrugës, në pjesën ku përfundon akulli. Ndalon një veturë, zbresin tre persona dhe e kapin arkivolin dhe e tërheqin zvarrë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit