Ditën e sotme kanë shpërthyer depozitat e ujit në shkollën “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull të Durrësit.
Kjo ka bërë që proçesi mësimor të ndërpritet.
Nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa është ngritur një grup pune për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se nxënësit janë njoftuar kur kanë mbërritur në shkollë për defektin në sistemin e kaldajave, dëmtimi i të cilave ka shkarkuar ujë në të gjitha katet e objektit.
Shkolla u rindërtua pas tërmetit në vitin 2020.