Një familje në Tiranë shpenzon mesatarisht rreth 1 milion lekë në muaj

Një familje në Tiranë shpenzon mesatarisht rreth…

Shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje shqiptare janë rritur 1.3% krahasuar me vitin 2020.

Në 2021, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje shqiptare ishin 84.548 lekë, ndësa në 2020 ishin 83.475 lekë.

Qarku i Tiranës ka patur shpenzimet mesatare më të larta nga qarqet e tjera, ku një familje shpenzon 99.416 lekë në muaj.

Në vendin e dytë qëndron Korça me 83.591 lekë dhe më pas Fieri me 80.752 lekë në muaj për familje.

Dibra dhe Kuksi janë qarqet me nivelin më të ulët të shpenzimeve mujore ku përkatësisht harxojnë Dibra 72.048 dhe Kuksi 71.636.

Rritjen më të madhe të shpenzimeve e ka qarku i Vlorës me 4.2%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit