Qeveria “rikthen” kanabisin

Qeveria “rikthen” kanabisin

Qeveria ka nxjerrë sërish projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale’ për konsultim publik.

Drafti parashikon ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit.

Gjithashtu parashikon ngritjen e komisionit të licencave, ku anëtarët e tij zgjidhen çdo 4 vjet.

Liçencat për ushtrim të aktivitetit të kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore do të jepet çdo 15 vjet.

Mësohet se sipërfaqja e lejuar për kultivimin e kanabisit në rang kombëtar është 150 hektarë.

Sipërfaqja e njësisë për çdo prodhues të liçensuar për aktivitetit për qëllime mjekësore nuk mund të jenë më të vogla se 5 hektarë dhe jo më të mëdha se 10 hektarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit