Përpjekja për të gjetur një vend të përshtatshëm për të parkuar makinën ndonjëherë mund të jetë një makth i vërtetë.
Edhe pse e vështirë për t’u besuar një grua ka shkatërruar makinën e saj për shkak të një “gafe”. Ajo e pësoi keq pasi pa dashje ngatërroi një ashensor me një vend parkimi makinash në një parkim nëntokësor.
38-vjeçarja me origjinë nga Gjermania përfunoi me kokë poshtë e zhytur plot 10 metër poshtë boshtit të një ashensori.
Ajo thirri menjëherë zjarrfikësit lokalë për ndihmë. Menjëherë në vendngjarje mbërritën dy zjarrëfikës të cilët e lidhën 38-vjeçaren me një barelë dhe e shëptuan pa dëmtime.
Zjarrfikësit më pas bllokuan derën e prishur të ashensorit me dru për të parandaluar ndonjë problem tjetër të ngjashëm. Më pas u thirrën specialistët për të nxjerrë në sipërfaqe makinën e aksidentuar.