Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali pranë fshatit Strozcapponi, në komunën e Corciano.
Një shtetas shqiptar po udhëtonte me një makinë “Alfa Romeo” së bashku me 4 shokët e tij. Makina me të cilën po udhëtonin u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 23-vjeçari shqiptar, ndërsa shokët e tij janë trasportuar në spital. Një tjetër shqiptar humbi jetën ditën e sotme në një aksident në Itali.