Një politikan bjellorus është shprehur se Rusia pp planifikom të vendosë 120,000 trupa në territorin e Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën në pranverë.
Ai shton se Moska ka disa muaj që e ka hartuar këte plan.
“Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti bjellorus Alexander Lukashenko po planifikojnë një pushtim të Ukrainës nga Bjellorusia pranverën e ardhshme.Sipas burimeve tona, rusët duan të dislokojnë deri atëherë 120 mijë ushtarë në Bjellorusi”, thekson Latuska.
Ai shton se janë krijuar 4 baza ushtarake ruse ku në secilën janë vendosur 5000 ushtarë. Latushka shprehet se ky plan do ta detyronte Ukrainën të tërheq trupat e saj nga jugu ose lindja.
Disa ditë më parë Rusia bëri disa sulme raketor në Ukrainë dhe shkak u bë shpërthimi i urës në Krime.