Një efektiv i policisë rrugore në Tiranë është arrestuar në Turqi. Mësohet që gjatë arrestimit i është sekuestruar drogë.
Efektivi Florenc Bicerri shoqërohej nga Kujtim Çeliku, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
Mësohet se Bicerri kishte marrë leje për të udhëtuar drejt Turqisë me datë 5 tetor.
Gjatë kontrollit Bicerrit së bashku me Çelikun dhe një person të tretë më emrin Adrian Qirici, i janë gjetur një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike.