Aktivistja Greta Thunberg: Nuk dua të futem në politikë, është toksike

Aktivistja Greta Thunberg: Nuk dua të futem…

Greta Thunberg, aktivistja për klimën e cila ka fituar çmimin e parë ‘Gulbenkian për Njerëzimin’, një çek me vlerë 1 milion euro ka deklaruar se nuk do të ndjekë një karrierë në politikë sepse është shumë “toksike”.

Thunberg është aktiviste e njohur në mbarë botën për mbojtjen e mjedisit dhe ka udhëhequr miliona të rinj në greva shkollore, si dhe ka sfiduar liderët botërorë për mungesën e tyre të veprimit kundër ndryshimit të klimës.

Greta 19 vjeçare, thotë se ndryshimet e nevojshme do të vijnë vetëm nëse ka presion të mjaftueshëm publik nga jashtë dhe kjo është diçka që ne krijojmë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit