Shënohen 8 viktima dhe 127 të infektuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Shënohen 8 viktima dhe 127 të infektuar…

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së sotme, po ashtu janë raportuar 8 vdekje të reja dhe 127 të infektuar  nga COVID-19 në Maqedonine e Veriut.

Numri i të shëruarve ka arritur në 83 ditën e sotme, dhe ku janë realizuar 904 testime.

 Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janë regjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4.

Pesë viktima janë nga Shkupi, si dhe nga një viktimë kanë Tetova, Struga dhe Kërçova.

Sipas statistikave të fundit në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 9153 persona me koronavirus, prej të cilëve 4810 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 422 pacientë.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut janë 3921 raste aktive me Covid-19.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 84 916 teste të dyshuara për COVID-19.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit