Sondazhi/ Shumica e shqiptarëve e urrejnë kastën politike

Sondazhi/ Shumica e shqiptarëve e urrejnë kastën…

Gjatë një sondazhi ku të anketuarit janë pyetur se ç’opinion kanë për qeverinë aktuale në përgjithësi dhe se për kë nga politikanët kryesorë kanë opinionin më pozitiv, përgjigjet e tyre përbëjnë lajm jo të mirë për të dyja palët.


Sipas sondazhit të realizuar nga Eduard Zaloshnja vetëm 18% e të anketuarve u shprehën se kanë opinion pozitiv për qeverinë në përgjithësi, ndërsa pjesa tjetër kanë ose opinion asnjëanës, ose negativ.


Plot 38% e të anketuarve u shprehën se s’kanë opinion pozitiv për asnjërin nga politikanët kryesorë të sotëm .


Nga të dhënat e sondazhit kryeministri Edi Rama ka më tepër simpatizantë (37%) dhe vetëm gjysma e simpatizantëve të Ramës kanë opinion pozitiv për qeverinë e tij.


Në një sonadazh te zhvilluar vitin e kaluar në shtator, kuota pozitive e qeverisë ishte dyfish më e lartë, krahasuar me sot.

Gjithashtu, kuota e simpatizantëve të Ramës ishte 5 pikë më lart, ndërsa Basha ishte atëherë baraz me Berishën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit