Shqiptarët mbushin burgjet e Zvicrës

Shqiptarët mbushin burgjet e Zvicrës

Sipas Departamentit Federal të Punëve të Brendshme seksioni i krimit dhe ligjit penal, nga 7 196 vende sa ka në 89 burgjet zvicerane, 86% janë të mbushura apo 6 445 të burgosur vuajnë dënimin aktualisht. Në qelitë e Zvicrës, vendin e parë për nga të dënuarit e mbajnë shqiptarët nga Shqipëria, nëse i referohemi numrit të të huajve të dënuar, të cilët në qelitë e burgut mbajnë edhe flamurin kuqezi, shkruan gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27.ch.
Janë 3196 qytetarë shqiptarë të Shqipërisë në Zvicër rezultojnë të regjistruar. Nga këta, vuajnë dënimin në burgje 285 prej tyre.
Kjo është situata në 89 burgjet e Zvicrës:
– Shqipëria me 3196 qytetarë në Zvicër, në burgje ka 285 prej tyre.
– Kosova me 300.000 qytetarë në Zvicër ka vetëm 58 qytetarë të saj në burgje.
– Serbia me 58.970 qytetarë në Zvicër, në burgje ka 76 persona.
Shqiptarët vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale nga vrasjet deri tek ato për krime të tjera si trafik droge, prostitucion, vjedhje, kontrabandë e vepra tjera penale, duke iu referuar burimeve nga Departamentit të Drejtësisë dhe Policisë dhe Departamenti Federal i Punëve të Brendshme (EDI) në Bernë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit