
Personeli i trafikut ajror në Itali është në grevë dhe për këtë arsye do të anullohen të gjitha fluturimet me shtetin fshqinj.
Aeroporti i Tiranës tha se sot nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Barit, Bolonjës, Ankonës, Bergamos, Veronës, Milanos, Genovas, Riminit dhe Romës, ikje dhe ardhje për në kryeqytetin tonë.
Të vetmet fluturime do të jenë ato të ambulancës dhe ato të kërkim-shpëtimit dhe për ndihma humanitare. TIA u bën thirrje pasagjerëve që të verifkojnë statusin e fluturimit të tyre. Në njoftim thuhet se pasagjerët duhet të komunikojnë me kompanitë e fluturimeve.