Del fotoja e papublikuar më parë/ Martinaj në shtëpinë publike në Gjermani, mes vajzave seksi

Del fotoja e papublikuar më parë/ Martinaj…

Një foto e vjetër e biznesmenit, Ervis Martinaj po qarkullon në media së fundmi.

Ai shihet se është në klubin e njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”.

Përveç se një “club” nate është dhe një shtëpi publike mjaft e njohur në Gjermani.

Në foton e publikuar për herë të parë, Martinaj shfaqet me një golf të zi, ku siç duket ka shkuar në sezon vjeshte.

Kujtojmë se, ende nuk ka asnjë shenjë nga zhdukja e mistershme e të shumëkërkuarit të drejtësisë.

Familja e tij ka kallëzuar në polici zhdukjen e 40 vjeçarit, duke pretenduar se nuk kanë asnjë kontakt me të prej datës 6 gusht 2021.

Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili dëshmoi në Prokurori se e kishte paguar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen, atentat që nuk u realizua.

Sipas dëshmisë së xhaxhait të Martinajt, mesazhi i fundit i të nipit ishte një paralajmërim për familjen pas zhvillimeve në Fushë-Krujë: “Bëni kujdes, se po na  godasin si kurrë më parë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit