Zjarri i mori jetën të miturës, banorët: S'kishte drita, u fut në banjo dhe iu zu fryma

Zjarri i mori jetën të miturës, banorët:…

Pas ngjarjes së rëndë ku një banesë në Dropull u përfshi nga flakët dhe për pasojë ndërroi jetë 12-vjeçarja Krisanthi Ndrico, banorët e zonës kanë folur për tragjedinë. Këta të fundit shprehen se nuk kishin pasur drita dhe nga larg kishin dalluar vetëm zjarrin. Sipas një banori,  12-vjeçarja Krisanthi Ndrico u fut në tualetin e shtëpisë, për ti shpëtuar zjarrit, por i është marrë fryma.

Banori:

Një njeri më tha mua se vajza u fut në banjo, iu zu fryma dhe vdiq. Edhe babai tentoi ta ndihmonte, asnjë nga komshinjtë nuk e ka parë.

Një banore tjetër:

Çfarë të të them? S’kishim drita, të tërë ishim nëpër shtëpitë, i pamë flakët nga larg.

Së bashku me vajzën në banesë ishte edhe babai i saj, Irakli Ndrico, i cili ndodhet në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit