A do arrijnë këta njerëz në destinacion për të festuar Krishtlindjen?

A do arrijnë këta njerëz në destinacion…

Gjatë ditës së sotme, pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë janë përballur me fluks të lartë automjetesh, pasi shumë emigrantë shqiptarë po kthehen nga vendet ku jetojnë dhe punojnë për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjeve të tyre.

Ndërkohë, qytetarët që ndodhen në Tiranë duket se kanë zgjedhur Korçën si destinacionin kryesor për festat. Pamjet vijnë nga dalja e autostradës Tiranë–Elbasan, pranë Bradasheshit, ku trafiku është rënduar ndjeshëm dhe radha e automjeteve shtrihet për disa kilometra.

Mbetet e paqartë nëse udhëtarët që janë nisur drejt Korçës do të arrijnë në kohë për të festuar Krishtlindjen, apo festat do t’i gjejnë ende në rrugë duke qëndruar të bllokuar nga trafiku.

Ky segment rrugor përballet shpesh me trafik të rënduar, pasi autostrada me dy korsi ngushtohet në një rrugë me vetëm një korsi për secilin sens. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme të qytetarëve dhe kërkesave për zgjidhje, problemi mbetet ende i pazgjidhur.

<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/qmZQ5beemLo” title=”A do arrijnë këta njerëz në destinacion për të festuar Krishtlindjen?” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit