“A do bënit për Haradinajn atë që po bëni për Thaçin?” Rama refuzon të përgjigjet

“A do bënit për Haradinajn atë që…

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat shqiptare pasi iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, në lidhje me rishikimin e raportit të Dick Marty.

Ai u pyet nga gazetarët se nëse do të bëjë të njëjtën gjë për Ramush Haradinajn, siç bëri sot për Hashim Thaçin por ai nuk u pergjigj duke thene se është fyese për të.

Rama: Jam i bindur që kur të hyjnë më thellë do ta shikojnë që gjëja është më e rëndë se ç’them unë.

Është normale që të kenë rezerva sepse siç e dëgjuat në nuancat e fjalët të disave, u ndien e të fyer në punën e tyre. Unë nuk erdha këtu t’i fyej dhe as të vë në dyshim qëllimin e mirë, por me një qëllim të mirë është bërë një vepër shumë e shëmtuar dhe një gabim tragjik.

Unë jam i bindur që e vërteta e Kosovës do shkojë në vendin e duhur. Sepse drejtësinë e Kosovës nuk e mbulon dot sedra e askujt.

Pyetje: A do të bënit të njëjtën gjë nëse në bankën e të akuzuarve nuk do të ishte miku juaj Hashim Thaçi, por një luftëtar tjetër i Kosovës, psh Ramush Haradinaj.

Rama: Më vjen shumë keq, po kësaj pyetje nuk i përgjigjem, është fyese për mua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit