A do përdoret terapia plazmatike për të shëruar pacientët me COVID-19?! Ja si përgjigjet drejtoresha e ISHP

A do përdoret terapia plazmatike për të…

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico teksa ka njoftuar rritjen e numrit të të prekurve me COVID-19 në 820, ka folur edhe për testet serologjike.

E pyetur nëse kanë dalë analizat për testet, Fico shprehet se çështja po ndiqet me interes dhe po validimin e metodës.

Më tej Fico ka thënë se sa i përket mënyrës që po përdor Italia, pra shërimin e pacientëve me COVID me terapinë plazmatike me antitrupa të personave të shëruar, në Shqipëri do të duhet shumë kohë që kjo të funksionojë.

Pyetje: A kanë dalë rezultatet e para për testet seriologjike? Në çfarë faze janë?

Fico: Të gjithë po ndjekim me interes çështjen e testeve seriologjike, vazhdojmë me validimin e metodës.

Pyetje: Në Itali po përdoret terapia plazmatike me antitrupa nga pacientët e shëruar dhe ka rezultuar e suksesshme. Po e konsideroni edhe ju një metodë të tillë? Nëse po a keni ju teknologjinë që duhet?

Fico: Kjo është një nga ato gjëra që ne jemi shprehur shpesh duke konstatuar faktin që komuniteti mjekësor është në dilema të jashtëzakonshme. Përdorimi i çdo lloj metode ose gjetje janë në faza eksperimentale. Do dojë kohë që gjithë këto njohuri ose eksperiencat e përfituara të vendosen në platforma të aplikueshme.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit