A do rritet çmimi i energjisë për fashën mbi 800 kwh? Qeveria merr vendimin

A do rritet çmimi i energjisë për…

Qeveri ka vendosur të mos aplikojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kilovat as në muajin nëntor.

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh se ky vendim është marrë duke konsideruar parashikimet e motit me reshje në vijim.

Më tej ajo shtoi se ka një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë. Balluku tha se thelbësor mbetet kursimi.

“Në rast se të gjithë bashkë vendosim të kursejmë qeveria shqiptare është e vendosur të mos ekspozojë asnjë abonent ndaj fashës pre 80 kilovatësh”, tha ndër të tjera ministrja.Kujtojmë se nëse do të aplikohej rritja e çmimit të energjisë elektrike, atëherë çdo kilovat mbi 800 kWH do të shitej me çmim tregu, 42 lekë.

Njoftimi

Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisëShifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë.

Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit