A do të kthehet Donald Trump në Twitter?

A do të kthehet Donald Trump në…

Ish presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi ashpër Twitterin kur u pezullua, kohë më parë nga platforma mediatike online.

Pas trazirave në Capitol Hill, Twitter tha se pezullimi i përhershëm ishte “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

Trump madje paditi Twitter-in, për atë që ai e përshkroi si “censurë”.Megjithatë, ai pezullim “i përhershëm” tani duket shumë më pak i sigurt.

Elon Musk shkroi në Twitter se do të prezantonte një “këshill” që do të merrte një vendim nëse Donald Trump do të lejohej të kthehej.

Tani ka disa arsye pse Trump mund të mos kthehet tek Twitter.

Së pari ai tani zotëron dhe drejton kompaninë e tij të mediave sociale, e njohur si “Truth Social”. Duket pothuajse saktësisht si Tëitter dhe i lejon njerëzit të postojnë “të vërtetat”. Është në pronësi të Trump , kështu që ai ka një interes të drejtpërdrejtë financiar në suksesin e kompanisë.

Dhe deri tani aseti më i madh që ka Truth Social është Donald Trump.

Donald Trump nuk do të paguhet asnjë cent për postimin në Twitter. Ai mund të përfitojë shumë nëse Truth Social bëhet një platformë kryesore e mediave sociale.

Sipas kompanisë së analizës së aplikacioneve Sensor Tower, Truth Social kishte vetëm 92,000 instalime muajin e kaluar.

Për ta vënë këtë në kontekst, Sensor Toëer vlerëson se Twitter u instalua më shumë se 14 milionë herë gjatë asaj periudhe.

Është një rritje e vogël për një kompani të mediave sociale.

Por nëse Truth Social ka një mundësi për të qenë relevant,Trump duhet të jetë atje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit