A do të parandalojë mbajtja e maskave një valë të dytë të Covid-19?

A do të parandalojë mbajtja e maskave…

Mbajtja e maskave nga pjesa e madhe e popullatës do ta ulë nivelin e përhapjes së COVID-19 dhe nëse kombinohet me masa të ndryshme kufizuese do ta parandalojë një valë të dytë të pandemisë, është thënë në një studim britanik, raporton agjencia Reuters.

Hulumtimi, i udhëhequr nga shkencëtarët e universiteteve të Cambridget dhe Greenwichit, sugjeron se vetëm masat kufizuese nuk do të parandalojnë një valë të re të SARS-CoV-2, por se edhe maskat e qepura vet në shtëpi mund të ulin në mënyrë drastike nivelin e përhapjes nëse shumica e njerëzve i mbajnë ato në vende publike.

“Analiza jonë mbështet futjen e menjëhershme dhe universale të maskave të fytyrës nga publiku”, ka thënë Richard Stutt nga Cambridge, një nga udhëheqësit e këtij studimi.

Ai ka thënë se përdorimi i maskave nga shumica e popullatës, kombinuar me distancën sociale dhe disa masa tjera kufizuese, janë mënyrë “e pranueshme për menaxhim të pandemisë dhe rihapje të aktivitetit ekonomik”, para se të zhvillohet një vaksinë efikase kundër COVID-19.

Zbulimet e studimit janë publikuar në revistën shkencore “Proceedings of the Royal Society A”.
/Marrë nga Koha/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit