
Kreu i Komitetit të Konservatorëve në Britani, Graham Brady, në një konferencë për mediat me Jake Berry , kryetarin e partisë ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të uish kryeministrit Boris Johnson në krye të Partisë dhe për pasojë edhe si kryeministër.
Ai u shpreh se duhet të sigurohen 1000 mbështetës brenda partisë që një person të jetë kandidat e kjo do të thotë se do të jenë gjithsej tre kandidatë.
Pyetje: A po i rregulloni rregullat në mënyrë të tillë që ta lini Boris Johnson jashtë fletëve të votimit?
Brady: Pragu për nominim është 100 mbështetës. Kjo do të thotë se mund të jenë tre kandidatë. Nëse vetëm një kandidat merr 100 nominime, ai person bëhet kryeministër.
Pyetje: Nëse vetëm një kandidat merr 100 nominime, a janë ata lideri i ardhshëm?
Brady: Po!
Ai ka bërë me dije se nominimet për zgjedhjet e lidershipit konservator do të mbyllen në orën 14:00 të hënën, ndërsa deputetët do të votojnë më vonë po gjatë të hënës.