A do të shkojë vendi në karantinë? Flet anëtari i Komitetit Andi Koraqi: Do të ulet ora e lëvizjes!

A do të shkojë vendi në karantinë?…

Situata pandemike në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese, pasi vihet re një rritje të të infektuarve tek grupmoshat reja.

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Andi Koraqi tregon se cilat janë masat që mund të ashpërsohen, nëse rritet numri i të infektuarve dhe atyre që kërkojnë shërbim spitalor për t’u trajtuar.

“Do të ulet ora e kufizimit të lëvizjes dhe do të kalojmë të gjitha shkollat online. Në asnjë rast nuk do të vendoset për karantinë sepse edhe vendet që kanë kaluar në karantinë nuk kanë dhënë rezultate”, shprehet për Klan Neës Koraqi.

Edhe java që lamë pas, shënoi një rritje të rasteve të reja, çka detyron Komitetin Teknik të shtrëngojë masat për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit