A e ka kaluar Covidin Manastiliu? Përgjigjet ministrja e Shëndetësisë

A e ka kaluar Covidin Manastiliu? Përgjigjet…

Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ foli në lidhje me procesin e vaksinimit dhe sigurinë e vaksinave. Teksa e cilësoi vaksinën Astra Zeneca si të sigurtë, Manastirliu rrëfeu se nuk e ka kaluar Covidin dhe vaksinën do ta kryej kur t’i vi radha.

“Nuk e kam kaluar Covid dhe nuk e kam bërë vaksinën. Do pres radhën. Respektimi i masave më ka ruajtur nga kapja e virusit. Do marr atë vaksinë që është në radhë, do marr vaksinën që disponojmë. Çdo vaksinë është një jetë e shpëtuar. Do ta bëja edhe AstraZeneca-n”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit