A e ka Rama në dorë Vettingun?/ Një të tretën e prokurorëve dhe gjyqtarëve e hetoi motra e Belinda Ballukut

A e ka Rama në dorë Vettingun?/…

Në reformën e famshme të drejtësisë, ku u supozua se prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar do t’u ‘gjendej vendi’, politika duket se ka pasur një dorë të shtrirë. Gati 33% të verifikimeve të këtyre zyrtarëve u bë nga Pamela Qirko, kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ajo është motra e Belinda Ballukut, por duke parë se e motra iu fut politikës, Pamela mbajti mbiemrin e bashkëshortit.

Në momentin që Pamela Qirko u emërua nga Parlamenti si anëtare e komisionit të vettingut, motra e saj Belinda votoi në konflikt të hapur interesi duke ngritur kartonin e gjelbër. Pasi e motra u vendos në krye të institucionit të kualifikimit të zyrtarëve të drejtësisë, Belinda Balluku pësoi një rritje në karrierën politike. Ajo u forcua brenda socialistëve si figurë, teksa së fundmi u zgjodh edhe zv.kryeministre.

Pamela Qirko ka dhënë plot 136 vendime në procesin e vettingut. Me firmën e saj janë shkarkuar 56 gjyqtarë e prokurorë, 4 të tjerëve iu është ndërprerë procesi, ndërsa të tjerët janë konfirmuar në detyrë.

Njëra motër në postet më të larta të qeverisë dhe tjetra në postet më të larta të drejtësisë, të bëjnë të mendosh se pas tyre ka një dorë më të lartë kontrolluese. Pyetja që lind është se, a është Rama pas kësaj dore? Qeveria dimë se është në dorë të tij, por a është edhe drejtësia?!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit