Ndërsa vendi përballet me pikëpyetje të mëdha për sekretet e shtetit që falë shtetit ranë në dorë të krimit, brenda Kuvendit atmosfera ishte shumë më e qetë.
Për disa deputetë socialistë, seanca plenare u kthye më shumë në një hapësirë për argëtim e punë personale sesa në një moment për t’u marrë me hallet e vendit. Sepse, në fund të fundit, shteti mund të presë pak.
Deputeti Eduart Shalsi zgjodhi ta kalojë kohën me një lojë shahu, sikur sfida kryesore e ditës të ishte gjetja e lëvizjes së duhur.
Deputetja Ilva Gjuzi duket se kishte një mision edhe më urgjent, sezonin vjeshtë-dimër dhe një palë këpucë të reja.
Deputeti Vullnet Sinaj shfaqet në një moment nostalgjie, duke kujtuar figurën e diktatorit Enver Hoxha.
Në një kohë që shteti duhet të ishte në zi dhe qeveria të jepte dorëheqjen, deputetët e paguar nga taksat tona merrem me qejfet e tyre. Shah, këpucë dhe nostalgji komuniste, a e meritojnë deputetët tanë rrogën që marrin nga xhepat e popullit?