A ekziston një “formulë suksesi”? Gjërat që duhet të keni parasysh

A ekziston një “formulë suksesi”? Gjërat që…

Suksesi nuk është kurrë i garantuar. Nëse jeni të gatshëm t’i kushtoni kohë dhe përpjekje për të përmirësuar aftësitë tuaja, të fitoni përvojë, të ndërtoni marrëdhënie dhe të bëheni njeriu që dëshironi të bëheni, ai që ju jeni sot është më shumë se i mjaftueshëm.

Mark Cuban zotëron shumë kompani, duke përfshirë edhe Dallas Mavericks. Ai është një yll në ‘Shark Tank’. Cuban ka aftësi të shkëlqyera në biznes dhe thotë se të dish se si të shesësh është një cilësi e rëndësishme. Ai i urren mbledhjet. Është vërtet i zoti. Pasuria e tij është 4 miliardë dollarë.

Kjo mund t’ju bëjë të mendoni se Cuban, në njëfarë mënyre, ka zbuluar “sekretin” e suksesit. Cili është çelësi i suksesit në biznesin e tij?

“Kjo është arsyeja pse e dua të bërit biznes – pasi është përpjekje dhe aftësi. Ju mund të punoni në drejtim të aftësive. Ju mund të punoni në drejtim të përpjekjeve. Dhe të arrini çdo gjë”.

Suksesi është i pashmangshëm vetëm në pamje të parë

Ju dëgjoni histori të njerëzve të suksesshëm dhe mund të mendoni se ata kanë “diçka” të veçantë që ju nuk e keni. Inteligjencë. Talent. Arsimim. Lidhje. Por kjo ndodh rrallë. Ndërkohë që është e thjeshtë të shohësh pas në kohë në rrugëtimin e suksesit dhe të hamendësosh se çdo vizion ishte i qartë, çdo plan ishte i përkryer, çdo hap u hodh siç duhej, se suksesi ishte një përfundim i paralajmëruar, nuk ndodh asnjëherë. Suksesi nuk është kurrë i garantuar.

Vetëm në pamje të parë duket i tillë. Nëse jeni të gatshëm t’i kushtoni kohë dhe përpjekje për të përmirësuar aftësitë tuaja, të fitoni përvojë, të ndërtoni marrëdhënie dhe të bëheni njeriu që dëshironi të bëheni, ai që ju jeni sot është më shumë se i mjaftueshëm për t’u bërë ai që dëshironi të bëheni nesër.

Përmirësimi i aftësive është rezultat i përpjekjeve dhe kohës. Duke u përpjekur vazhdimisht në një kohë të caktuar, ju do të fitoni aftësi. Do të fitoni njohuri. Do të bëheni më i zoti. Për shumë ky mendim mund të tingëllojë i frikshëm, por në të vërtetë është shumë i fuqishëm. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e nis diçka, pasi nuk janë të sigurt për rezultatin. Përqafimi i faktit përpjekje + kohë = aftësi do t’ju çojë drejt një rezultati thuajse të garantuar.

Përpjekje + Kohë = Motivim

Dhe gjërat përmirësohen ditë pas dite: motivimi është rezultati i natyrshëm i ciklit virtuoz që nis me përpjekjen. Përpjekja – edhe një herë – përpjekjet e duhura – çojnë drejt përmirësimit, edhe pse të vogël. Përmirësimi ju bën të ndiheni mirë – është gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë bukur të përmirësohesh.

Të ndiheni mirë me veten ju jep doza të vogla motivimi, gjë që krijon një cikël virtuoz që përkthehet në një burim të pashtershëm motivimi. Ju keni nevojë të bëni veç gjërat e duhura – sepse kur bëni gjërat e duhura, ju jep mundësi të përmirësoheni.

Bëni këtë gjë: Zgjidhni diçka që keni dashur ta bëni gjithnjë. Zgjidhni diçka që keni dashur gjithmonë të realizoni.

Pastaj krijoni një proces që ju garanton një sërë përmirësimesh të vogla. Kjo do të thotë se ajo që ju bëni nuk do të jetë aq ndryshe nga ajo që bëjnë njerëz të tjerë të suksesshëm. Për këtë arsye, zgjidhni dikë i cili ka arritur atë që dëshironi të arrini. Analizon rrugëtimin e tij. Dhe më pas ndiqeni. Përgjatë rrugëtimit mund të bëni ndryshime të vogla ditë pas dite, në mënyrë që të funksionojë më mirë për ju.

Angazhohuni në diçka që është vërtetur se funksionon. Më pas ndiqni rregullin e dyjavëshit. Ndiqni procesin tuaj për dy javë në çdo rast. Jepini vetes dy javë kohë dhe do të shihni me siguri progres. Me siguri që do të shihni përmirësime. Dhe do të nisni ciklin tuaj virtuoz të përpjekjeve = sukses = motivim = më shumë përpjekje. Në çdo rast ju duhet të përqendroheni në atë që duhet të bëni sot. Mos mendoni për javën tjetër apo muajin tjetër.

Bëjeni këtë dhe do ta mbyllni ditën të kënaqur dhe të shpërblyer. Përpiquni dhe të shfrytëzojeni kohën në gjërat që për ju kanë vërtet rëndësi./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit