A është arratisur Adriatik Llalla nga Shqipëria?! Avokati asnjë detaj mbi vendndodhjen e ish-kryeprokurorit

A është arratisur Adriatik Llalla nga Shqipëria?!…

Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj komentoi sot para medieve vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të lënë në fuqi vendimin e dënimit me dy vite burg për ish-kryeprokurorin.

Hazizaj paralajmëroi se do ta çojë deri në Gjykatën e Lartë vendimin, duke e cilësuar atë të padrejtë. Ai nuk dha asnjë informacion se ku ndodhet ish prokurori.

Ndonëse gazetarët, jashtë dyerve të GJKKO, insistuan shumë, avokati Hazizaj nuk pranoi të japë asnjë detaj lidhur me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Llalla, duke thënë se nuk ka informacion se në cilin spital është shtruar ai.

“Jemi me gjykim të padrejtë. Di që Llalla është në spital, kaq di. Unë jam avokati i tij dhe jam këtu, para jush. Gjykata, edhe e Shkallës së Parë, edhe e Apelit, ka bërë copy paste të gjitha veprimet procedurale, asgjë tjetër. Do t’i ndjekim të gjitha hallkat, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedurale”, tha avokati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit