A është lemza një shenjë për infektimin me Covid-19? Ja rasti më i ri...

A është lemza një shenjë për infektimin…

Koronavirusi ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë jetën e miliona njerëzve kudo nëpër botë.

Ndërkohë që kanë vdekur më shumë se 700 mijë njerëz që prej fillimit të pandemisë, ekspertët e shëndetësisë kanë bërë me dije se janë shtuar simptoma të reja të Covid-19.

Mësohet se një 62-vjeçar nga Chicago, fillimisht nuk kishte shfaqur simptoma të tjera, por ai u pranua në spital dhe më pas u konstatua se kishte temperaturë prej 37.3 gradë celcius.

Ndërkohë pas një skanimi në mushkëri u pa që luftonte me një sëmundje.

Burri u vendos në një dhomë izolimi, ku u testua për Koronavirus.

Më vonë temperatura iu rrit në 38.4 gradë celcius.

“Këtu ne po paraqesim një rast të fshehjes së vazhdueshme të një simptome të infeksionit me COVID-19 tek një burrë 62-vjeçar.

Për njohurinë tonë, ky është rasti i parë i një simptome të re e të prekurit me COVID-19.”- njoftoi spitali i Çikagos.

Në këtë mënyrë mjekët nga Cook County Health, Chicago,  kanë konstatuar se nuk duhet përjashtuar as lemza si simptomë e Covid-19.

Shumica e njerëzve mendojnë se lemza nganjëherë zgjat disa minuta. Zakonisht duhet të prisni që vetvetiu të largohet.

Sistemi i frymëmarrjes - pamje e detajuar

/Burimi:Forbes.Përgatiti:gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit