A i ka mësuar djalit shqip? Almeda Abazi zbulon edhe “sekretet” e shtatzënisë së dytë

A i ka mësuar djalit shqip? Almeda…

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda.

Më herët, Almeda ka treguar për ndjekësit e saj se shtatzënia e dytë po i shkon ndryshe nga e para. Aktorja ka treguar se në këtë shtatzëni të dytë nuk po ndjehet aq mirë.

A i ka mësuar djalit shqip? Almeda Abazi zbulon edhe “sekretet”

“Shtatzënia me Efe ka qenë shumë e mbarë, ka qenë shumë e lehtë. Ndërsa këtë radhë e kam pak të vështirë se dua gjithë kohës të fle, nuk ndihem shumë mirë dhe po më shkruajnë të gjithë se kur ndodh kështu do të thotë se është vajzë”, është shprehur Almeda.
Ndërkohë disa të tjerë i kanë thënë se mund të ketë edhe binjakë, por aktorja ka treguar se e kanë parë që është vetëm një bebush, por thjesht nuk i dinë gjininë akoma.

Gjinia nuk dihet ende, ndërsa Almeda i është përgjigjur së fundmi pyetjes më të shpeshtë që i është bërë në Instagram.

A i ka mësuar djalit shqip? Almeda Abazi zbulon edhe “sekretet”
Shtatzënia e saj e dytë ishte me apo pa plan?

“Me apo pa plan? Se mua më erdhi pa plan dhe ishte më mirë se rriten shumë shpejt.”- pyeti një ndjekëse të cilës aktorja iu përgjigj:

“Pa! Por sigurisht që shumë e lumtur dhe pse surprizë”

Edhe fëmijën e saj të dytë, Almeda do ta mësojë të flasë shqip, pasi ka treguar se gjithmonë në shtëpi flet shqip. Madje edhe Tolgahan ka mësuar gjuhën tonë.

Për më tepër, kënga e preferuar e të voglit të tyre është në shqip.

Kujtojmë se Almeda dhe Tolgahan kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017-të dhe më pas në 2019-tën u bënë prindër për herë të parë me të voglin Efehan.

A i ka mësuar djalit shqip? Almeda Abazi zbulon edhe “sekretet”

A i ka mësuar djalit shqip? Almeda Abazi zbulon edhe “sekretet”

A i ka mësuar djalit shqip? Almeda Abazi zbulon edhe “sekretet”

Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit