"A ishte i interesuar Lyli i Soros që të përdhosej imazhi i shqiptarëve dhe Shqipërisë në Ditën e Krenarisë Kombëtare?!"

“A ishte i interesuar Lyli i Soros…

Nga ALTIN GOXHAJ

Sfidoj këdo që mund të kujtojë:

A NUK ISHTE TURPI KOMBËTAR I TORTËS DHE LEGENAVE TË SAJ NJË SKENAR TURPËRIMI I PLANIFIKUAR NGA LYLI I SOROS?

Kam bindjen se çfarëdo idioti të jesh, dhe sado idiotë të të rrethojnë si staf, kur organizon një event të tillë pyetjet e para që i bën vetes janë:

? 1. Si mund ti serviret një turme prej 100 mijë vetash (sikur të jenë edhe gjermanë) një tortë 550 metra katrorë e paprerë në gjerësi 5.5 metra dhe e gjatë te 100 metra? (Kujto se sa e vështirë është servirja e copave nga metri i dytë në gjerësi)

? 2. Sa orë do duhej tu shërbehej në radhë gjermane 100 mijë vetave duke llogaritur kohën e prerjes, hedhjen në pjatë, dhënien e pirunit, daljen nga radha i papërlyer dhe ardhja e tjetrit në radhë? 10 apo 20 orë? Pra nëse po supozojmë 100 radhë me nga 1 mijë veta të llojit gjerman (Gjthm duke menduar se turma përbëhej nga qytetarë me sjellje gjermane, dmth me disiplinë gjermane)? 3. Në çdo projeksion duke kujtuar që jemi popull mesdhetarë, të paduruar, sanguinë, pa kordonë policorë të rreshtimit në radhë, por të gjithë bashkë si turmë, a mund të duronin më shumë se 2 orë të rrinin në radhë njerëzit për të gëzuar dhuratën festive dhe çfarë mund të bëjë një turmë e paduruar pas 1 apo 2 orësh përveçse ta shkelime këmbë me këmbë dhe të përlyhen e llangosen (siç e bënë)?

? 4. A ekziston sado pak mundësia për të pasur sukses apo është i garantuar 100% kaosi dhe turpërimi botëror?

? 5. Nën dritën e sotme, a ishte i interesuar Lyli i Soros që të përdhosej imazhi i shqiptarëve deh Shqipërisë në Ditën e Krenarisë Kombëtare dhe turpërohej Qeverisja e PD përballë popullit dhe Opozitës së kohës?

Ju kujtoj se tashmë përveç një grushti lulzimsash të gjithë po ndriçohen se Lyli është mjeshtër profesionist për të tradhëtuar, turpëruar, fëlliqur, dhe sabotuar çdo kauzë që drejton!

KONKLUZION:
❌ Përderisa ka 99 prova në kaq vjet, pse të mos besosh se janë 100 të tilla duke përfshirë edhe tortën e 100 Vjetorit të Pavarësisë?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit