“A ishte në Kosovë me Locon?”, ja si reagon Sindi

“A ishte në Kosovë me Locon?”, ja…

Sindi Loci është një nga vajzat më të komentuara të “Për’puthen”. Ajo herë pas here vendos që të bëjë bashkëbisedime me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”.

E kështu ka bërë edhe mbrëmë. “Çfarë do ndryshonit nga vetja nëse do të ishte e mundur?”, ishte pyetja që Sindi ngriti për fansat e saj. Por jo të gjithë i kthyen përgjigje rreth temës që ajo ngriti.

Kishte nga ata që e pyetën edhe në lidhje me programin “Për’puthen” apo konkurrentët e tjerë.

“Pse s’ma kthe, ishe me Locon në Kosovë?”, ishte një nga pyetjet që Sindi nuk ngurroi që të përgjigjej në “Instastory”.

“Atëherë ta sqaroj njëherë e mirë këtë muhabet se po vl on goxha. Nuk kam qenë me Locon në Kosovë, rastisi që e njëjta fundjavë të na gjente në Kosovë. Unë kam qenë e shoqëruar me familjen time dhe kam shkuar deri në Prizren. Por kaq, me vonë u ktheva”, shkruan Sindi.

Dyshimet se ata të dy kanë qenë bashkë në Kosovë lindën si pasojë e postimeve që bënë në rrjetet sociale. Por konkurrentja e “Për’puthen” e sqaroi për të gjithë këtë detaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit