A janë më të rrezikuar fëmijët nga Delta? Rakacolli zbulon numrin e vogëlushëve të shtruarve në spital, si shfaqet gjendja e tyre

A janë më të rrezikuar fëmijët nga…

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoll,  gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Komitetit të Eksoertëve u pyet në lidhje me rezikshmërinë që Delta shfaq ndaj fëmijëve.

Rakacolli u përgjigj se edhe pse ka një shtim të rasteve pozitive te fëmijët, është vënë re një gjendje klinike më e lehtë se gjatë periudhës së dimrit të kaluar, ku u shënua dhe një humbje jete.

Zv. Ministrja thekson se aktualisht po marrin trajtim të specializua në spital 8 fëmijë, por asnjë nuk ka shfaqur forma të rënda të sëmundjes.

Rakacolli: E vërtetë që ka një shtim të numrit të rasteve të fëmijëve, por fatmirësisht ata nuk janë rëndë. Aktualisht janë 8 fëmijë që po marrin shërbim spitalor të specializuar.

Fëmijët e shtruar këto kohë kanë një klinikë më të lehtë se sa kanë pasur dimrin e kaluar, ku kemi patur dhe një humbje jete.

Nuk vihen re komplikacione te fëmijët siç kanë pasur më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit