A jeni gati për të shpenzuar 1000 euro për finalen e një loje televizive?

A jeni gati për të shpenzuar 1000…

Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e Big Brother Vip Albania, një edicion ky që ka thyer rekord shikueshmërie, më së shumti prej konkurretit Luiz Ejlli. 

Ky i fundit e nisi këtë spektakël me nje mashtrim, atë të sëmundjes së supozuar, vazhdoi me kërcënime ndaj konkurrentëve, jo pak herë ka përdorur edhe fjalor banal, si ai dhe konkurrentët e tjerë, ku produksionit shpesh i është dashur t’i ndëshkojë. 

Por le të kthehemi te finalja e madhe. Mbrëmjen e së shtunës Luizi dhe Kiara do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre 4 mujore që nisi në Big Brother Vip dhe kjo ka bërë që çmimet e biletave për herë të parë të shkojnë në stratosferë. 

Çmimi i biletave nis nga 500 euro deri në 1000 euro dhe janë vetëm 150 vende. Regjisori Eduart Grishaj zbuloi dy ditë më parë se çmimi përfshinte takimin me banorët, pjesëmarrjen në dasmë dhe ngrënien. 

Me këto që sapo lexuat a jeni gati për të shpenzuar minimumi 500 euro për finalen e një loje televizive? 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit