A ju mbron maska nga koronavirusi? Përgjigjen e tregon kamera (VIDEO)

A ju mbron maska nga koronavirusi? Përgjigjen…

Televizioni publik amerikan PBS ka publikuar një video ku tregon pamjet e marra nga një aparat fotografik special dhe që tregon se një maskë e thjeshtë, kur vendoset siç duhet, kontribuon shumë në mbrojtjen nga virusi.

Shkëncetari amerikan, ka instaluar një aparat fotografik që është në gjendje të regjistrojë ndryshime minimale në lëvizje dhe temperaturën e ajrit.

Në këtë mënyrë, ndryshimet regjistrohen para fytyrës së personit kur personi flet, kollitet ose thjesht merr frymë.

Në secilin rast, veshja e maskës ngadalësoi dhe zvogëloi përhapjen e grimcave.

Kamera gjithashtu tregoi se mënyra e veshjes së maskës vetëm mbi gojë, pa mbuluar hundën, nuk ka pothuajse asnjë efekt, ndryshe nga vendosja e saktë e maskës mbi gojë dhe hundë.

Nëse ndjeni lagështi nën maskë, kjo do të thotë që maska juaj është efektive, thuhet në video.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit