A ka guxim për t'i hetuar SPAK?/ Një tjetër deputet i PS-së përfundon si i akuzuar, në listë Xhaçka dhe Begaj

A ka guxim për t’i hetuar SPAK?/…

Për më shumë se tre orë, deputeti socialist Bardhyl Kollçaku është marrë në pyetje këtë të enjte nga SPAK. Ai u akuzua nga ish-zëvendës shefi i forcave detare, Artur Meçollari, për privatizimin e bazës detare të Sarandës dhe Shëngjinit. Madje më herët, Meçollari ka hedhur publikisht akuza edhe për ish-shefin e Shtabit, sot presidenti Bajram Begaj.

Artur Meçollari ka dorëzuar në SPAK dyshimet e tij të argumentuara në disa prova, ku në listën e personave që mund të kenë gisht në privatizimin e dy bazave detare, përveç Bardhyl Kollçakut, janë edhe Bajram Begaj si dhe Olta Xhaçka, asokohe ministre e mbrojtjes. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Olta Xhaçka do të thirret në SPAK, ndërsa nuk dihet nëse e njëjta gjë do të ndodh edhe me presidentin Begaj.

“U pyeta në cilësinë e kallëzuesit për bazën detare të Sarandës ku privatit i është dhëne çdo centimetër pa lenë asgjë për ushtrinë.”– tha Artur Meçollari pasi doli nga SPAK.

Artur Meçollari

Ndërkohë më i rezervuar për mediat u tregua deputeti socialist, i cili nuk iu përgjigjë pyetjeve të gazetarëve.

Është sekret hetimor, do të informoheni në momentin e duhur”, tha Kollçaku

Ndonëse privatizimi i bazave detare ushtarake në Sarandë dhe në Shëngjin sot është një fakt i padiskutueshëm, mbetet për t’u parë se sa guxim do të ketë Altin Dumani të hetojë këtë çështje kaq të rendësishme. Emrat e Begaj dhe Xhaçkës sipas Artur Meçollarit kanë qenë të rendësishëm në dhënien e lejes së privatizimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit