A ka koronë për ty apo jo? Këngëtarja shqiptare thyen izolimin dhe nis fluturimin

A ka koronë për ty apo jo?…

Reperja Tayna qëndroi për një kohë të gjatë e izoluar në shtëpinë e saj në Kosovë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ajo zgjodhi që të udhëtojë drejt Zvicrës por mbetet mister arsyeja e thyerjes së karantinës.

Këtë e zbuloi me anë të postimeve në Instagram, ku publikoi një fotografi në aeroport dhe i bëri tag menaxherit Rinor Hykolli duke i thënë: “Ika unë”. Ndërsa ky i fundit nuk hezitoi ti përgjigjej publikisht duke e pyetur: “A ka kufi more a koronë për ty?”

Ndërsa reperja i përgjigjet duke i treguar se për dikë ka, e për dikë tjetër jo. Më pas publikoi fotografi me mikeshën që po bën udhëtimin, por ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij udhëtimi të papritur. Ndërkohë koncertet në mbarë botën janë pezulluar pasi tubimet konsiderohen si një ndër faktorët kryesorë të përhapjes së sëmundjes të kòronavirusit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit