A ka mbërritur varianti anglez i virusit në Shqipëri? Tomini: Në vend ka transmetueshmëri të lartë, por ...

A ka mbërritur varianti anglez i virusit…

Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, konfirmoi edhe një herë sot, se në Shqipëri nuk është regjistruar as edhe një rast me variantin anglez, të Covid-19. E ftuar në News24, ajo u shpreh se për shkak të transmetueshmërisë së lartë në vendin tonë, në kohën që virusi u identifikua në Britani, ekzistonte frika se mund të kishte hyrë edhe në Shqipëri. Por deri më tani, nuk ka pasur raste të mutacionit të këtij virusi.

“Për t’ju thënë të vërtetën në momentin kur Britania e Madhe deklaroi mbi situatën e mutacionit, edhe Shqipëria pati një alert në nivel më të lartë, që u interpretua dhe me masat kundër këtij vendi. Duhet të theksohet se ISHP ka një historik edhe në kuadër të grupit, të testimit të varianteve të tij. Ky historik konsolidohet me kohën. Përmes testimeve ku konfirmohet një virus, por jo SARS-COVID, ato mostra merren dhe çohen në laboratorë që kemi akses, si në Berlin. Deri tani nuk kemi raste të mutacionit. Deri në këto momente nga vlerësimet që kanë bërë studiuesit, kanë vënë re rritje të transmetueshmërisë”, tha Tomini. Në fund ajo shtoi se jemi larg imunitetit të tufës, pavarësisht transmetueshmërisë së lartë.

 

burimi: dritare

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit